Hetimi i investimeve strategjike, habit Taulant Balla: PD nuk ka mbledhur 35 firmat
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, habiti me një deklaratë të tij në orët e pasdites, duke thënë se PD nuk ka mbledhur firmat e nevojshme për të mbështetur kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.
Në fakt sot u raportua se demokratët kishin tejkaluar ndasitë për këtë çështje dhe Gazment Bardhi si iniciator kishte mbledhur 35 firmat e nevojshme.
Cila ishte vendimmarrja e Konferencës së Kryetarëve sa i përket kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.
Balla: Kërkesa ka rënë sapo është depozituar se jemi informuar se nuk përmbushte numrin minimal të deputetëve firmëtarë që mbështetin një kërkesë për komision hetimor. Ju e dini që duhen 35 ose 1/4 e deputetëve të Kuvendit. Ky është kriteri bazë që kërkon kushtetuta. Komisioni hetimor ngrihet kur atë e kërkon më shumë se 1/4. 34 janë më pak se 1/4. Matematika ça t’i bëjmë?!