Hetimi i 25 prillit, Rama: I gatshëm të shkoj në komision, historitë me masakra dhe përralla propagandë

Opozita në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka kërkuar të thërrasë si dëshmitar kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit i pyetur nga mediat tha se deri më tani nuk ka ndonjë ftesë por shtoi se është në dispozicion të tyre.

Rama: Nuk kam asnjë problem, unë nuk kam pasur një ftesë, por jam patjetër në dispozicion. Nuk kam asnjë problem për gjërat do më kërkohet për të thënë atë që unë kam për të thënë. Nuk kam probleme. Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet.Nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë pa qenë i lidhur drejtpërdrejtë me një parti, por nuk ka as mes demokratëve dhe kjo del për ditë e më e qartë se PD ka humbur zgjedhjet. Pastaj këto historitë me masakra dhe përralla të tjera janë propagandë që është puna e tyre. 

EMISIONET