Hetimet vazhdojnë, kreu i SPAK: Po mbledhim prova për Metën dhe Berishën

KLP ka hapur garën për drejtuesin e ri të SPAK, ku zyrtarisht ende nuk ka asnjë kandidaturë, ndërsa titullari aktual Arben Kraja i pyetur nëse do të rikandidojë ka thënë se nuk ka vend për përgjigje pasi ligji aktual e ndalon. Ai ka folur edhe për hetimet ndaj ish-presidentit Meta dhe dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ku ka theksuar se prokurorët po vazhdojnë mbledhjen e provave.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për të zgjedhur drejtuesin e ri të prokurorisë së posaçme SPAK, por deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të marrë pjesë në garë.

Drejtuesi aktual Arben Kraja i pyetur nëse do të kandidojë sërish, thotë se nuk ka vend për përgjigje.

Ligji e ndalon rikandidimin e drejtuesit aktual, por ndërkohë që gara për titullarin e institucionit është hapur, SPAK javët e fundit po heton dy çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me privatizimin e kompleksit "Partizani" dhe kallëzimet penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Për këto dy dosje, Arben Kraja tha se porkurorët po mbledhin prova.

“Janë në hetim po vazhdojnë hetimet. Janë duke u mbledhur provat” tha Kraja në një prononcim për median në përfundim të konferencës ku u prezantua projekti I BE-së për forcimin e së drejtës.

Po a do të jetë javën e ardhshme i thirrur Sali Berisha për çështjen "Partizani"?

Arben Kraja: “Janë çështje të hetimit që nuk kanë përgjigje” tha Kraja.

Mesa duket për çështjen e presidentit Ilir Meta SPAK-ut po vazhdojnë ti serviren prova e fakte të reja nga ish-deputeti Halit Valteri

Halit Valteri:  Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese "Dutko", ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA"

Përveç padisë së Taulant Ballës për Berishën dhe çështjes ndaj ish-presidentit Meta, SPAK ka nën hetim edhe dosjen e incineratorëve por nuk ka vepruar ende për Tiranën, apo edhe hetimet për dosjet e Gërdecit apo koncecionet në shëndetësi.

Hetimi i Metes

Meta po hetohet për veprën penale të "korrupsionit pasiv" sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe veprën e "falsifikimit të formularëve" sipas nenit 190 të Kodit Penal. Sipas burimeve nga SPAK, objekt i hetimeve janë pasqyrat e burimeve financiare të depozituara në KQZ nga LSI, për lobim e shpenzime elektorale në ShBA.

EMISIONET