Hetimet, goditja me sende të forta pas koke i shkaktoi vdekjen 25-vjeçarit

Hetimet, goditja me sende të forta pas koke i shkaktoi vdekjen

Goditjet me sende të forta në pjesën e pasme të kokës kanë rezultuar fatale për 25-vjeçarin,  Fridman Xhaferraj, duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Ky është rezultati i veprimeve të para hetimore për ngjarjen e rëndë. Trupi i pajetë i të riut u gjet një ditë më parë në rezervuarin e fshatit Gjançit në Korçë.

Viktima mësohet se është vrarë në një qytet tjetër rreth një javë më parë dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.

Sipas burimeve nga policia, 25-vjeçari është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit.

Dy janë pistat ku po hetohet, prishja e pazareve të drogës dhe vrasja për motive banale. Në bazë të informacioneve ai njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjes, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes.  Ata janë Lulzim Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B , të dy nga Lushnja.

EMISIONET