"Hetime e dënime ndaj politikanëve" Malaj-Ballës: I akuzuar për lidhje mafioze, do t'i kërkoj SPAK hetim

"Hetime e dënime ndaj politikanëve" Malaj-Ballës: I

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar lidhur me deklarata e sotme të kreut të grupit parlament të socialistëve, Taulant Balla, lidhur me lidhur me hetimet e politikanë në vend nga drejtësia në të ardhmen.

Përmes një postimi në Facebook Malaj shkruan se Kjo që ndodh me këtë "udhëheqës" të PS-së është e turpshme, pasi është një person me lidhje mafioze.

Malaj shkruan se brenda muajit qershor për Ballën dhe ortakët e tij të kriminalizuar në politikë, do t'i kërkojë SPAK - hetim të thelluar për iniciativën e tij jo ligjore për shkarkimin nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Malaj: Kurrë mos u dorëzo - Never Give UP - më ka inspiruar, motivuar dhe udhëhequr në çdo sfidë personale dhe politike! Kjo që ndodh me këtë "udhëheqës" të PS është e turpshme. Ky person i akuzuar për lidhje mafioze, ky që me një telefonatë pushon nga puna një ish deputet socialist, ky që ka larguar apo emëron në institucionet kushtetuese këdo që i kërkon Rama apo oligarkët - flet për moral dhe integritet në politikë??!

Ajnshtajni konkludon se "Bota nuk është një vend i vështirë për të jetuar se ka njerëz të këqij, por sepse njerëzit e mirë nuk reagojnë ndaj tyre". Brenda muajit qershor për këtë dhe ortakët e tij të kriminalizuar në politikë do ti kërkoj SPAK - hetim të thelluar për iniciativën e tij jo ligjore (që vetë Kuvendi e hodhi poshtë - duke ja kaluar qeverisë) për shkarkimin nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Nuk po e bëj për individët Balla, Ahmetaj e të tjerë por për fenomenin Balla dhe Ahmetaj në shpërdorimin e pushtetit për karrierë politike dhe përfitime direkte dhe indirekte abuzive. Nuk e bëj se kam ndonjë qejfmbetje personale, por se besoj më shumë Ajnshtajnin shkencëtar se Ballat dhe Tigrat e PS-së dhe politikës shqiptare.

Malaj shton se ky është një detyrim mirënjohës ndaj taksapaguesve të vendit tim, duke përmenduar edhe gjobën ndaj Becchettit si një pasojë arrogance nga Rama.

Malaj: Me kohën i kam fituar të gjitha betejat morale, por edhe ligjore, si detyrim mirënjohës ndaj taksapaguesve të vendit tim. 108 milion euro gjoba e gjykatave ndërkombëtare ndaj arrogancës së Ramës. "Tigri" me kompetencë profesionale kapadaillëk që vjen nga arroganca e garantoi publikisht popullin shqiptar se Becchetti s'do të marrë asnjë qindarkë. Po ndoshta jo nga xhepi i tij dhe ortakëve të tij në oligo'qeverinë por bashkë me kostot e avokatëve ai vendim gjyqësor do t'ju merren nga të ardhurat familjare shqiptarëve të varfër që po i varfërojnë gjithnjë më shumë.

Ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla, Balla tha se reforma në drejtësi ka bërë të mundur që të konsolidohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe shtoi se sa i përket hetimit ndaj politikanëve, as Shqipëria nuk do bëjë përjashtim nga Rumania apo Kroacia.

Balla: Falë Reformës në Drejtësi tashmë kemi vendimmarrje apo masa disiplinore të duhura. 746 persona ishin në hetim gjatë vitit 2020, 70% e tyre janë marrë të pandehur. Kurrë më parë nuk kishte një shifër të tillë nga institucionet e prokurorisë. Dikur në prokurorinë e Saliut dhe Metës niveli i personave të marrë në hetim nuk e kalonte 10%. Ky është vetëm fillimi. Ky nuk është niveli më i lartë, do vazhdohet më tej.

Sa i përket hetimit ndaj politikanëve as Shqipëria nuk do bëjë përjashtim nga Rumania apo Kroacia. Para 7-8 vitesh në Rumani ishin në proces hetimi apo të dënuar nga kryeministra në ish-ministra. Edhe në Shqipëri ka ministra në dyer të gjykatave, apo ish-kryeprokurorë të dënuar në shkallën e parë.

EMISIONET