Heqja e aboneve/ Qori: Krim social! Të ngrejmë zërin, qindra njerëz çerekun e rrogës e lënë në transport

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, pedagogu Arlind Qori, heqjen e aboneve së përgjithshme e ka cilësuar si krim social.

Më tej ai shprehet se nëse qytetarët nuk ngrejnë zërin që Bashkia ta rikthejë sërish këtë shërbim, do të bëjë një hap përpara dhe sipas tij mund të rritet sërish bileta e autobusëve.

Qori u shpreh se nga ky shërbim përfitojnë vetëm pronarët e linjave urbane.

"Ky nuk është problemi i parë, ky është problem i fundit që ka hapur bashkia me qytetarët. Po të pyesni  edhe para këtij vendimi qytetarët se si duket shërbimi i transportit publik në Tiranë, do të ankoheshin, për autobusë që vonohen, mungesa e kondicionerëve , kushte të tmerrshme të udhëtimit, sikur mos të ekzistonin këto problem, bashkia i ka shtuar këto probleme. Është një krim social. Është shtuar kostoja e udhëtimit. Ka mijëra njerëz që punojnë me 200 mijë lekë dhe të harxhojnë çerekun e rrogës në transport për mua është krim social.

Kjo u shërben pronarëve të linjave urbane, ata duan të fitojnë më shumë, duan të fitojnë më shumë, sigurisht ata janë monopolistë. Janë duke fituar duke ua marrë sanitareve, punëtorëve të ndërtimin, janë duke ua marrë punëtorëve më të varfër, më të shtypur dhe më të diskriminuar të shoqërisë. 

Mendoj që qëllimi i vërtetë i Bashkisë është të rrisë sërish çmimin e autobusit. Kam frikë se përveçse aboneve që nuk do na i kthejnë më po nuk protestuam, po nuk ngrejmë zërin, po nuk e detyruam Bashkinë që të tërhiqet , unë besoj se Bashkia do të shkojë edhe një hap më tutje dhe do të rrisë çmimin e biletës së autobusëve. Ne kemi institucione që nuk janë në shërbim të qytetarëve."

EMISIONET