HEC-ET MË SYTË NGA QIELLI/ Çmimet në bursa detyrojnë prodhim të shtuar

Situata në hidrocentrale paraqitet në rënie krahasuar me mesataren vjetore të 15 viteve të shtuar. Kjo nuk favorizon aspak prodhimin e energjisë elektrike, duke parë edhe ritmin e rritjes së çmimit në bursat ndërkombëtare. Tashmë institucionet mbesin me sytë nga qielli me shpresën e reshjeve të shiut.

Mungesa e reshjeve por edhe reagimi në tregjet ndërkombëtare mbi çmimin e energjisë elektrike duket se parashikojnë një vit të vështirë në Shqipëri. Situata në hidrocentralin e Fierzës paraqitet dukshëm më e vështirë krahasuar me mesataren e 15 viteve të shkuara.

Kështu në muajin qershor niveli në liqen ishte 288.99 metër, ndërsa mesatarja vjetore tregon 292 metra. Teksa grafika tregon se në korrik nis edhe rënia më e madhe.

Por edhe prurjet nuk flasin për optimizëm. Kështu sasia më e lartë e ujërave të mbledhur në liqen shënohet në muajin mars, me 355 m3 në sekond duke regjistruar kështu një ritëm më të lartë krahasuar me vitet e shkuara. Kanë qenë shirat e rënë në atë kohë që kanë sjellë një përmirësim të situatës, por më tej gjithçka është në rënie.

Nga ana tjetër edhe prodhimi i energjisë, sipas të dhënave parashikohet në rënie, teksa në mesin e gushtit Korporata Elektoenergjetike Shqiptare raportoi se po prodhonte 17 mijë MWh energji nga HEC-et në vend për të përballuar kostot e shtuara nga rritja e çmimeve në bursa, teksa rezerva energjetike ka zbritur në 722.9 Gwh.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aktualisht në tregjet ndërkombëtare çmimi i shitjes së energjisë ka arritur në 533 euro megavat ora nga 500 që ishte ne muajin qershor.

Aktualisht në Shqipëri çmimet në faturën e konsumatorit nuk kanë ndryshuar, por qeveria parashikon një rritje për familjet që shpenzojnë më shumë se 700 kilovat orë do të paguajnë sipas tregut.

EMISIONET