Hazizaj: Politika udhëheq krimin në Shqipëri, kanë marrëdhënie të ngushtë
Avokati, Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri politika udhëheq krimin.
Hazizaj: Kohët edhe ndryshojnë.
Çështja është se ne kemi patur marrëdhënie tjetër me botën e nëndheshme.
Ndërsa këta sot kanë një marrëdhënie tjetër.
Marrëdhënie më të ngushtë, më të fortë, i bëjnë partnerë në politikat e tyre.
Unë nuk mendoj se krimi udhëheq politikën, por unë mendoj se politika udhëheq krimin në Shqipëri.
Politika i bën partnerë ata.
Ajo që është e interesuar 1 herë në 2 vjet, për shkak të zgjedhjeve të pushtetit vendor dhe legjislativ është politika që i stimulon në agresivitetin e tyre, në marrëdhëniet për të rekrutuar votën.