Harxhi: HMPV është një virus i njohur, nuk ka vend për panik

Për të folur për gripin dhe virusin kinez, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për "Ora News", ishte mjeku infeksionist, prof. Arjan Harxhi.

"Ky virus nuk është një virus kinez. Meqënëse gjithë opinioni është hipervigjilent për çfarëdolloj gjëje që ndodh në Kinë, duhet të jemi të kujdesshëm. Me thënë të drejtën, më shumë për të qetësuar opinionin, do të thonim që ka pasur një farë spekulimi në media në lidhje me situata gjoja dramatike të krijuara në Kinë. Pra, ky virus, nuk është i ri dhe ky fakt mjafton për të na qetësuar sepse shkaktari i Covid19 ishte një virus komplet i ri, i cili globin, popullatën botërore të papërgatitur dhe pati përhapje globale.

Ky është një virus që ka me dhjetra vite, dhjetra dekada që ekziston. Të dhënat shkencore flasin që që nga vitet 50 ka evidenca sterologjike, ndërkohë që është izoluar në 2001 dhe ka mbi 24 vite që ky virus është i pranishëm në raportimet që bëhen nga institucionet mjekësore dhe shkencore", u shpreh Harxhi.

EMISIONET