Hapen burgjet/ Nis zbatimi i Amnistisë Penale, 20 persona lënë sot ambientet e paraburgimit në Vlorë

25 persona përfitojnë nga amnistia penale në paraburgimin e Vlorës.

Në ambientet e IEVP Vlorë ndodhen 35 persona që vuajnë dënimin pasi kanë marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Nga këta 20 persona lënë sot ambientet e burgut ndërsa 5 përfitojnë ulje dënimi.

Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona.

Kjo e konfirmuar pak ditë më parë edhe nga drejtori i Shërbimit të provës në Vlorë.

EMISIONET