Hap e mbyll, nuk mbarojnë punimet në rrugët e Gjirokastrës

Rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës janë rihapur për të disatën herë.

Punimet që po kryhen për rrjetin e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë bërë që shumë rrugica të kthehen në kantiere ndërtimi.

Banorët e zonës muzeale shprehen të lodhur nga punimet që s’kanë fund.

"Janë hapur shumë rrugë në të njëjtën kohë, ka dhe vonesa."

"U bë kalldrëmi vitin e  kaluar, filluan sërish hapjen e gropave për tubacionet."

Thonë se miliona lekë po çohen dëm, duke hapur e rregulluar rrugën vit pas viti.

"Ikën ato lekë, tani do hidhen të tjera. Duhet që punët të bëhen më të studiuara."

"Ti kthehesh punës 2-3 herë nuk ke leverdi, leverdi kanë vetëm punëtorët."

270 milionë lekë i kushtoi buxhetit të Bashkisë rehabilitimi i rrugëve në vitin 2015, ndërsa 7 vite më pas investimi është shkatërruar i gjithi.

Hap e mbyll, nuk mbarojnë punimet në rrugët e Gjirokastrës

EMISIONET