Haklaj: Nëse presim të ketë ndryshim, duhet të presim që qytetarët ta bëjnë atë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 22:42
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetarja Edona Haklaj u shpreh se nëse presim të ketë ndryshim duhet të jenë qytetarët ata që duhet ta bëjnë.
Haklaj: Nëse presim të ketë ndryshim duhet të jenë qytetarët ata që duhet ta bëjnë. Ne kemi qenë edhe në Mirditë ku u ndalua HEC-i në Fan, apo edhe në Valbonë. Në Valbonë është ulur numri, por nuk janë ndaluar HEC-et. Nëse do të kishte referendum në këto zona do të vendosnin ata për veten e tyre, jo pushtetarët.