Hajdutit serial i erdhi fundi, e kapin duke vjedhur në ambientet e spitalit të Elbasanit
Hajdutit i erdhi fundi. 27 vjeçari i dyshuar si autor i 5 vjedhjeve , të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti dhe jo vetëm është prangosur në ambientet e spitalit të këtij qyteti.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit "Xhaferr Kongoli", kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar "The end" informoi policia.
Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V. banues në Elbasan
Nga veprimet hetimore, rezultoi se 27 vjeçari është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera, konkretisht:
-Më datë 23.03.2022, në rrugën "Rinia", i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;
-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;
-Më datë 08.08.2022, në lagjen "Luigj Gurakuqi", gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;
-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.