“Hajdut pa fre!”, Vasili: Rama leh me jargë nëpër gojë, vjell gjithëfarë idiotësirash
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ju ka kërkuar shqiptarëve që ti kërkojnë llogari kryeministrit Rama.
“Kryeministri është lëshuar rrugëve dhe po leh me jargë nëpër gojë duke vjellë gjithëfarë idiotesirash.Qëllimi është i qartë. Ai lëshon jashtëqitjet propagandistike, që të gjithë të merren vetëm me to dhe të mos kërkojnë llogari”, thotë Vasili.
Deputeti ka rënditur disa pika për të cilat Rama duhet të japë llogari.
Vasili ju thotë shqiptarëve që të kërkojnë hesap për grabitjet miliardere Ramës.
Postimi i plotë:
Kërkoni llogari dhe mos u merrni me jashtqitjet ditore të kryeministrit lapangjoz!
Kryeministri është lëshuar rrugëve dhe po leh me jargë nëpër gojë duke vjellë gjithëfarë idiotesirash.
Qëllimi është i qartë.
Ai lëshon jashtëqitjet propagandistike, që të gjithë të merren vetëm me to dhe të mos kërkojnë llogari.
Ky lapangjoz duhet dhe do të përgjigjet dhe të japë llogari:
Për grabitjen e 430 milion euro me inceneratorët
Për miliarda euro të vjedhura e shpërdoruara për energjinë elektrike
Për qindra tendera rrugësh me gjashtë deri dhjetë herë më shtrenjtë se rrugët në Europë.
Për qindra tendera sekretë, që nuk kursyen të vidhnin edhe gjatë pandemisë.
Për vjedhjen edhe të bukës së jetimëve.
Për miliarda të vjedhura me koncesione e PPP.
Për rrogat më të ulëta të arsimtarëve e mjekëve në Ballkan.
Për çmimin e naftës ku vjedhje e Bordit te Hajduteve është në sytë e të gjithëve.
Për çmimin e bukës, vajit, miellit etj ushqime të mbijetesës që janë më të lartat në Shqipëri.
Për falimentimin e Bashkive dhe kthimin e tyre në bordero patronazhistësh parazite, që nuk u ofrojnë asgjë qytetarëve.
Për mijëra shqiptarë që largohen dhe kalojnë nga Franca në Angli me mijëra dhe mijëra të tjerë nëpër të gjithë Europën e botën.
Për krevatet dopio që blihen për zyra e për miliona euro të tjera për luks e propagandë të provuara me dokumente.
Për qindra hajdutë kadastrash e hipotekash.
Për çuarjen e Shqipërisë si vendi i dytë në botë për korrupsion.
Për futjen e Shqipërisë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe kthimit të vendit në lavatrive gjigande pastrimi parash.
Për kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës për trafikimin e drogës.
Për miliarda euro të marra borxh për të shkatërruar ekononominë e vendit e për të çuar ne buze te gremines.
Për këto duhet dhe do të japë llogari deri në një lapangjozi.
Mos u merrni me jashtëqitjet ditore të një hajduti pa fre!
Kërkoni hesap për këto grabitje miliardere të tij, ndërsa jashtqitjet lërjani ti përtypë vetë.