"Hajde se më vrau", Si nisi konflikti mes komshinjve, kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ati ka vdekur

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i mbrëmjes së të hënës që rezultoi fatal për Nesti Sotirin, i cili u godit me thikë nga fqinji i tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetarja e Ora News informon, përmes një bisede me kunatin e viktimës, Gjergji Nasin, se dy personat kishin kohë që ishin konfliktuar dhe nuk flisnin me njëri-tjetrin.

"Problemi i dy personave ka afro 6 -7 vite, por që atëherë nuk kanë pasur konflikte. Nuk kishin muhabet, secili shikonte punën e tij," tha ai.

Por mbrëmjen e djeshme, viktima është sulmuar nga qentë e autorit dhe për tu vetëmbrojtur i ka goditur ato.

Menjëherë Velo Hazisllari (autori) iu afrua duke i thënë "Pse i godet qentë" dhe e goditi me thikë.

Djali i viktimës që po fuste bagëtitë në stallë nuk ishte prezent dhe nuk e pa si rrodhi ngjarja ndërsa i ati pas plagosjes e thirri për ndihmë.

"Ngjarjen e kemi mësuar nga televizori edhe jemi shqetësuar shumë. Jemi interesuar si ka ndodhur ky problem. Kunati im ishte me dhentë në kullotë, i solli në stallën e tij. Zotëria tjetër (i referohet autorit) kishte stallën tjetër.

Qentë e zotërisë po e sulmonin dhe ky u mbrojt. Ishte me djalin, i cili futi dhentë brenda dje nuk arriti të shihte si vepruan dy personat.

Autori ka ardhur direkt duke i thënë pse i godet qentë dhe direkt i ka futur thikën. Ky është muhabeti… dhe kunati ka thirrur djalin: Hajde me ndihmo se me vrau.

Erdhi i biri e mori, e futi në makinë dhe e çoi në spital. Atje pastaj ndërroi jetë. Drejtësia të veprojë dhe autori të dënohet aq sa ka bërë fajin e tij, që ka vrarë një njeri.

Pse? Për qentë! Të vritet njeriu për qentë ky është tmerr! Më vlerë paska qeni se njeriu!" u shpreh ai.

Ndërkohë trupi i të ndjerit është ende në morg ndërsa sipas dëshmisë së Sotirit, djali i cili po merret në pyetje ende, është ende i tronditur.

"Edhe djali është atje në hetusi, po e pyesin. Gjendja e djalit shumë e tronditur. Ai ende nuk e di që i ka vdekur i ati, se ishte në gjendje shumë kritike," tha ai.

EMISIONET