"Hajde mbushni gropat!" Shoferët e Rrugës së Arbrit i bëjnë thirrje “Gjoka Konstruksion”

“Hajde na mbushni gropat. Se e keni lënë punën përgjysmë”  thonë shoferët që u duhet të bëjnë çdo ditë rrugën e Arbrit.

E përuruar me nxitim nga kryeministri Rama, Rruga e Arbrit është degraduar akoma pa përfunduar.  Rruga nuk ofron asnjë siguri rrugore, pasi punimet janë të një cilësie të dobët.

Rruga që lidh Dibrën me Tiranën i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila ka për detyrë të mirëmbajë këtë aks rrugor, gjë që nuk e ka bërë deri më tani.

Ora News konstaton se në terren punimet janë ende larg përfundimit. Në zonë nuk ka asnjë punonjës ndërsa makineritë janë të fikura.

Ndërtimi i rrugës 54 km që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare me kompaninë Gjoka Construction ka filluar në vitin 2018.

Më 2 gusht 2021 Ministrja e Infarstukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për Rrugën e Arbrit, një projekt koncensionar që do tu kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliard lekë osë 330 milion euro.

Sipas Ballukut shkak i shtyrjes së punimeve në Qafën e Murrizit janë bërë problemet gjeologjike. Ndërkohë punimet në rrugën e Arbërit po zhvillohen me ritme shumë të ngadalta.

"Hajde mbushni gropat!" Shoferët e Rrugës së Arbrit i

"Hajde mbushni gropat!" Shoferët e Rrugës së Arbrit i

"Hajde mbushni gropat!" Shoferët e Rrugës së Arbrit i

"Hajde mbushni gropat!" Shoferët e Rrugës së Arbrit i

"Hajde mbushni gropat!" Shoferët e Rrugës së Arbrit i

EMISIONET