Bardhi: As Rithemelimi nuk beson te Berisha, thonë se s'do rrijë më shumë se 6 muaj kryetar i PD

Gazment Bardhi është shprehur i bindur se nëse PD do të vijojë të jetë e përçarë, do të jenë të dobësuar  përballë regjimit të Edi Ramës.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Bardhi tha se kush e ka shumicën brenda partisë duhet të testohet në çdo degë të PD-së.

Gazment Bardhi: Ajo që treguan zgjedhjet e 6 marsit ishte se nëse konflikti i brendshëm brenda PD do të vijojë ashtu siç po vijon ne do ishim më të dobësuar përballë atij që kemi mision, kundër Ramës. Basha e bëri një hap pas për demokratët. Fakti që ato i thonë vetes shumicë vazhdojnë, çdo ditë me akte të njëanshme tregon se nuk e kanë kaq të konsiliduar atë që i njohin vetes, shumica brenda PD.  Unë dua të ndajë me ju një detaj:  Aty ku kryetarët e partive që kanë mbështetur dhe mbështesin Bashën u përfshinë në proces zgjedhor, rezultuan se ishin fitues. Çështja e shumicës mbetet për t’u testuar degë pas dege. Nuk jemi ne që po e refuzojmë procesin e përbashkët dhe përballjen me votën, janë ata që e çuajnë veten shumicë.

Bardhi tha se shumica e grupit parlamentar kërkoi që të nisin një proces të përbashkët, por kjo gjë u refuzua nga pjesa që mbështesin Sali Berishën.

Ai deklaroi se një pjesë që mbështesin ish-kryeministrin thonë se ky i fundit nuk do ta sjellë partinë në pushtet.  Bardhi zbuloi se në tavolinat e kafeneve, demokratët krah Berishës thonë se ky i fundit do ta mbajë postin 6 muaj e më pas vendin dikujt tjetër.

Gazment Bardhi: Në cilin proces të përfshihemi ne? Ju e dini që në pjesën dërmuese të partisë procesi kishte filluar, pa përfshirë pjesën dërmuese të grupit parlamentar.

Ne kërkuam që të ndërtojmë një proces të përbashkët, por u refuzua nga pala që përfaqëson Berisha.

Ne i kërkuam Bashës që të bënte një hap pas për interes të demokratëve sepse kanë nevojë të bashkohen, kurajo të cilën këta që i shkojnë pas Berishës, edhe pse e mendojnë dhe e thonë në tavolina se Berisha nuk është e ardhmja e PD. Ka prej tyre që thonë do ta marrë në fillim Berisha, do ta mbajë 6 muaj, 1 vit e më pas e do ik, por nuk guxojnë atë që mendojnë.

EMISIONET