Çmimet e larta do shtojnë varfërinë, raporti i Bankës Botërore alarmon ekonominë shqiptare

Varfëria do të kaplojë edhe më tepër vendin tonë, ky është parashikimi i hidhur që bën Banka Botëror, e cila konstaton se niveli i varfërisë në Shqipëri do të rritet me 8.4% për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe shtrenjtimit të energjisë. Nga ana tjetër, ministrja e ekonomisë paralajmëroi krijimin e një regjistri kombëtar për llogaritë kombëtare, si edhe për borxhet bankare.

Në Shqipëri varfëria do të thellohet ndërsa nivelet e mirëqënies do të bien si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë elektrike thuhet në raportin më të fundit të bankës Botërore.

Në këtë raport, kufiri i varfërisë për vende me ekonomi mesatare si Shqipëria arrin rreth 21% brenda një viti.

Nga ana tjetër, teksa projektbuxheti i shtetit nuk ka menduar për shtresat sociale por i ka dhënë vëmendje koncensioneve, ministrja Ibrahimaj në një takim për për sistemin e pagesave elektronike, i kushtoi rëndësi krijimit të regjistrit të llogarive bankare si dhe një regjistri të borxhit.

"Dua të përmend disa nga nismat e qeverisë shqiptare. Së pari, krijimin e regjistrit kombëtar të llogarive bankare. Ky regjistër und të shërbejë si një hap i parë dhe i rëndësishëm për krijimin e regjistrit të borxhit," tha ajo.

Ndërkohë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se institucioni që ai drejton vlerësoi përfshirjen masive të pagesave elektronike.

 “Volumet e pagesave me kartë janë rritur ndjeshëm, sidomos gjatë pesëvjeçarit të fundit (2018-2022), duke shënuar një trend mesatar rritës prej rreth 40% në vit. Banka ka ndërmarrë edhe një sërë masash të tjera, si krijimi dhe operimi i sistemit AIPS-EURO për pagesat ndërbankare në Euro brenda vendit,” tha ai.

Ndërkaq, nivelet e larta inflacioniste në vend vazhdojnë të rriten nga muaji në muaj. E vetmja politikë monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë është rritja e normës bazë të interesit. Por që kjo nuk po ndikon pozitivisht dhe nuk po arrihet objektivi i kërkuar.

Çmimet e larta do shtojnë varfërinë, raporti i Bankës

EMISIONET