Gushti muaj i hapur i vaksinimit anti-Covid për të gjithë qytetarët +18 vjeç në Shqipëri

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin antiCovid  për të gjithë qytetarë mbi 18 vjeç, njofton Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliu në një postim në Facebook.

“Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë një muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar. Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu i ka bërë apel studentëve të vaksinohen gjatë muajit të hapur dhe përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

“Është e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse shtatori, tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinuar të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet.”

Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj Covid-19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.

EMISIONET