Guri: Rama 9 vite në pushtet, i kishte zgjidhur plehrat, inceneratori i Tiranës i pangopshëm

Në “Drejt” nga Luan Rama, ambientalisti Sazan Guri u shpreh se ka një marrëdhënie korruptive në raport me mjedisin.

Ai tha se Rama ka qenë në pushtet për 9 vite dhe mund ta kishte zgjidhur çështjen e plehrave në vend.

Guri: Ka një marrëdhënie korruptive në raport me mjedisin. Po të kishte një shqetësim për plehrat Rama ka pasur 9 vite kohë për ta zgjidhur. Qysh kur erdhi tha ndal importit të plehra. Bashkitë të tija janë dhe me një urdhër të VKM-ve mund t’i mbledhë.

Inceneratori i Tiranës është i pangopshëm dhe kërkon shumë plehra. Nga Tirana kanë ikur 300-400 mijë persona. Pra, edhe Durrësin e sajoi që të merret vendime emergjente, ashtu sikurse u bë ne Fier dhe në Elbasan.

EMISIONET