Gurë e shkopinj ndaj policisë, video nga përplasja e tifozëve holandezë dhe efektivëve

Ky është moment kur tifozët holandezë përplasen me uniformat blu te bulevardi ‘Gjergj Fishta’.

Gjithçka nisi nga grupimi i tifozëve për të marshuar drejt stadiumit ‘Air Albani’ ku ndodhen  tifozët e palës kundërshtare, të Romës.

Policia u bë barrikadë për t’I ndaluar kurse tifozët nuk kanë kuryser hedhjen e gurëve dhe shkopinjve ndaj bluve.

Deri më tani është raportuar për dy efektivë të plagosur, ndërsa ka shoqërime në radhët e tiozëve.

Konfrontime janë raportuar edhe te 21 Dhjetori ku policia ka hedhur gaz për shpërndarjen e tifozëve.

Gurë e shkopinj ndaj policisë, video nga përplasja e

Në një incident të mëparshëm mes tifozëve shqiptarë dhe atyre holandezë u lënduan tre persona të cilët ndodhen te Trauma.

EMISIONET