Guler: Vëllazëri e thellë mes Shqipërisë dhe Turqisë, jemi të gatshëm gjithmonë për të kontribuar

I dërguari nga Ministria turke e Mbrojtjes Guler ka deklaruar sot gjatë ceremonisë së hapjes se bazjës ajrore të NATO-s në Kuçovë, se Turqia është gjithmonë e gatshme të kontribuojë ushtarakisht, ndërkohë që ka riktheksuar marrëdhëniet e forta me Shqipërinë.

“Urojmë që baza ajrore e Kuçovës të jetë një ogur i mirë për Aleancën. Shqipëria është zhvilluar pothuajse në çdo fushë së fundmi. Mes Shqipërisë dhe Turqisë, ekziston një vëllazëri e thellë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë. Sot e shohim Turqinë si një vend fqinj, edhe pse s’jemi në kufi.

Aktivitetet ajrore do të kryhen në mënyrë efektive. Turqia, është aleate e NATO-s, e vetëdijshme për detyrat e saj. Kontributi ynë për modernizimin e kësaj baze, është një shembull i vërtetë.

Turqia, is vendi që ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është e gatshme të kontribuojë gjithnjë”.

EMISIONET