Gruaja po mblidhte kanaçe në aksin Fier - Patos, makina e përplas për vdekje. Shoferi ikën

Një grua humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u përplas për vdekje nga një makinë që po lëvizte në aksin Fier – Patos.

Aksidenti ndodhi në mbrëmje vonë rreth orës 23:30 të së premtes, 23 shtator 2022 në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”
Policia ende nuk ka mundur të bëjë identifikimin e viktimës ndërkohë që në vendngjarje policia po mbledh provat dhe zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se një automjet  me sens  duke shkuar për në Patos  ka përplasur një grua që sipas burimeve të informacionit ka qënë duke mbledhur kanaçe anës rrugës. Viktima i përket komunitetit rom dhe  pothuajse çdo mbrëmje shëtit rrugëve për të mbledhur kanaçe  e me të ardhurat e tyr e mbante familjen.

Nga informacionet e para shoferi pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi  i ngjarjes.

Gruaja po mblidhte kanaçe në aksin Fier - Patos, makina e

Gruaja po mblidhte kanaçe në aksin Fier - Patos, makina e

Gruaja po mblidhte kanaçe në aksin Fier - Patos, makina e

EMISIONET