“Gropat e naftës” në Zharrëz, mbetjet hidrokarbure ndotje e kërcënim për banorët

Shtatë gropa të mbushura me mbetje hidrokarbure në Zharrëz të Patosit janë shndërruar në rrezik për banorët dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së kompanive naftënxjerrëse dhe dështimit të institucioneve.

Fier - Disa metra të gjera e të thëlla dhe të mbushura me mbetje hidrokarbure.

Këto gropa janë rrezik për banorët e Zharrëzës në Patos.

"Rreth 7 janë brenda zonave të banuara, bashkëjetojmë me to."

Jo shumë kohë më parë një grua humbi jetën në një prej tyre.

Banorët tremben më shumë për fëmijët.

"Shumë rrezik, këtu ka fëmijë."

Të ndodhura pranë puseve të fondit të ndalur, nën administrimin e kompanisë Albpetrol, që janë lënë në mëshirë të fatit.

"Që në mëngjes na përcëllojnë sytë nga nafta."

"Ne të rriturit na mori lumi, por për fëmijët tanë."

Dëshmi e ndotjes dhe papërgjegjeshmërisë së institucioneve.

"Kemi ngritur zërin disa herë. Na është premtuar nga Albetrol, paraqitëm dhe një proljekt para katër vitesh me njësinë administrative Zharrëz. Na thanë që e kemi miratuar po nuk kemi fonde."

Banorët në zonën naftëmbajtesë të Patosit në vazhdimësi kanë denoncuar ndotje dhe papërgjegjshmëri nga kompanitë që shfrytëzojnë nëntokën, por që nuk kujdesen për efektet negative që prodhojnë për ata që jetojnë mbi të.

EMISIONET