Grenell në Tiranë drekon me Ramën takon Metën. Në Beograd këndon: Bella ciao

Grenell në Tiranë drekon me Ramën takon Metën. Në

Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ndodhet në Tiranë.
Madje të dielën është takuar me kryeministrin Edi Rama, raporton Ora News.

Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin 

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të diele me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram. 

Takoi dhe Meten


Ndërkohë sot nga presidenca u mësua se Grenell është takuar dhe me kreun e shtetit, Ilir Meta. 

"Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri" shkruhet në një postim në facebook.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin "Albania from the Air", një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur.

"Bella Ciao"

Po nga llogaria e tij mësohet se ai më përpara kishte vizituar Beogradin. Ai ka postuar një video ku duket se Grenell po e kalon mirë në një festë ku këndohet dhe kënga e famshme: Bella Ciao"   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

EMISIONET