Grabiti argjendarinë në Lezhë, policia identifikon adoleshentin dhe nis kërkimet për kapjen e tij
Një 17-vjeçar është identifikuar si autori i dyshuar i argjendarisë në Lezhë mbrëmjen e të martës, vetëm 100 metra larg komisariatit të qytetit.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Vjedhje me dhunë".
"Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura" njofton policia.
Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.