Golemi lë në gropa banorët, Lagjja "Zinxhira" në Gjirokastër pa asnjë investim

Në lagjet e Gjirokastrës banorët akuzojnë bashkinë e Flamur Golemit, që i ka lënë në harresë ata. Në Zinxhira, rrugët me gropa janë bërë pothuajse të pakalueshme, duke ua vështirësuar jetën banorëve.

Këto janë pamjet e lagjes Zinxhira në Gjirokastër.

Mungesa e investimeve duket qartë në këtë zonë.

Adil Prençi çdo ditë me karrocën e tij kalon në këtë rrugë të shkatërruar totalisht.

“E kam shumë të vështirë të kaloj. Çdo ditë më prishet goma e karrocës. Kur kaloj këtu mallkoj shpirtin tim. Një e prisha si kjo, Të prish dhe këtë ku të vete unë” thotë ai.

Prençi tregon se i ka drejtuar  letër kryetarit të  bashkisë dhe e ka telefonuar disa herë, por ky i fundit si është përgjigjur kurrë.

“Të paktën, të hapin telefonin. Atë ditë që ra shi i telefonova, të bënin nivelim se s'\mund të kaloje, dhe nuk e hapi telefonin"

Gati 70 banesa private vetëm në këto rrugica  përballen në çdo fushatë elektorale, me premtimin se rruga do të shtrohet, por premtimet kanë mbetur në letër, ndërsa banorët e tjerë kanë humbur besimin tek pushteti vendor, i cili kujtohet për ta vetëm në fushata elektorale. 

“I kemi telefonuar disa herë, do vijm ta rregullojmë, do vijmë ta shikojmë, dhe hiç gjë.

Ku do kalojë ai me karrocë, ku do kalojë? Gjynah, nuk është ai?

Premtime, premtime, premtime boshe, këtë punë kemi patur. Vajtëm 32 vite fiks, me gënjeshtra me mashtrime,” thonë banorët.

Banorët akuzojnë kryebashkiakun socialist Flamur Golemi, se nuk ka bërë asgjë për ta, gjatë drejtimit të bashkisë.

EMISIONET