Goditi me grushte punonjësin e OSHEE-së në Vorë, arrestohet 45 vjeçari i dënuar për vjedhje

Goditi me grushte punonjësin e OSHEE-së në Vorë, arrestohet

Një 45-vjeçar në Vorë është arrestuar ditën e sotme  pasi ka goditur me grushte punonjësin e OSHEE-së.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi B. E, i cili rezulton i dënuar më parë vjedhje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. E., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike", pasi në Domje, ka goditur me grushte, punonjësin e OSHEE-së Vorë, duke e penguar në kryerjen e detyrës.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET