Goditet me shishe qelqi, ndërron jetë 65 vjeçari në Sarandë. Autori dyshohet se ishte i dehur
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin G. B., rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.