Goditën policët në burgun e Peqinit, ndalim aktivitetesh e regjim 41/BIS, merren masa ndaj 3 të burgosurve
Ministria e Drejtësisë kërkon që për tre të paraburgosur që goditën policët në burgun e Peqinit, të merren masa shtesë.
Ndërkohë, ministria bën me dije se janë përjashtuar tre të paraburgosurit për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
Po ashtu po bëhet përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rrëgjimin e veçantë për 90 ditë.
Si dhe ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rrëgjimin 41/BIS.
Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe K. Ibraliu të cilët nuk i janë bindur forcave të policisë.
“Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për regjimin 41/BIS. Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rrëgjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në regjimin 41/BIS.”
Ngjarja është shënuar pasditen e 4 gushtit 2022 të burgosurit nuk kanë pranuar të futen në qeli pas përfundimit të orarit të ajrosjes duke kundërshtuar efektivët dhe goditur policët.