Gledis Nano takim me strukturat drejtuese të policisë Shkodër, në fokus ngjarjet kriminale të pazbardhura

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në Shkodër në kuadër të analizës vjetore të policisë.

Burime për  Ora News bëjnë me dije se Nano do të takohet me strukturat drejtuese. I pranishëm në takim do të jetë edhe Tonin Vocaj, Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale.

Pritet që analiza të përqendrohet tek puna hetimore mbi ngjarjet kriminale ende të pazbardhura, lufta ndaj kultivimit të kanabisit pasi Shkodra mbetet një qark problematik, por edhe tek puna në tërësi e forcave vendore të policisë mbi garantimin e rendit e sigurisë publike, asaj rrugore si dhe tek sezoni turistik i këtij viti.

Gledis Nano takim me strukturat drejtuese të policisë Shkodër,

EMISIONET