Gjyshër online, në fshatrat e Finiqit të moshuarit “të vetëm në shtëpi”

Në Ardhasovë të Finiqit rrugët nuk gjallojnë si vite më parë.

Largimi i të rinjve i ka lënë rrugicat bosh. Në të paktat shtëpi të mbetura, portat hapur i mbajnë të moshuarit.

Stamato dhe Spiro Naço po i jetojnë ditët e pleqërisë pa fëmijët pranë.

"Janë në Amerikë."

"Po të kishte punë për të gjithë patjetër që do të riktheheshin."

U mungojnë nipërit dhe mbesat. Teknologjia ua heq merakun, por nuk ua shuan mallin.

"Na mungojnë nipërit më shumë. Mundohemi ti shikojmë, ti dëgjojmë, kemi vënë internet në shtëpi."

Thonë se në fshatin ku dikur numëroheshin mbi 200 banorë sot kanë mbetur rreth 70.

Mungesa e mundësive dhe ekonomia e dobët kanë nxitur emigrimin.

"As ne se kemi imagjinuar gjithë këtë emigrim."

Banorët që nuk e kanë braktisur fshatin vuajnë braktisjen e institucioneve.

Në Ardhasovë ka probleme me ujin dhe energjinë.

"Kemi Qendrën Shëndetësore por mungojnë njerëzit në Qendër q ëtë shërbejnë, uji, dritat."

Panorama e Ardhasovës shpërfaqet ngjashëm edhe në zona të tjera rurale të Shqipërisë, me të rinjtë në emigrim e të moshuarit që jetojnë mes vështirësive të fshatit e mallit për fëmijët.

Gjyshër online, në fshatrat e Finiqit të moshuarit

EMISIONET