Gjyqi për vulën e PD, ja gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt

Elona Toro do shqyrtojë në Gjykatën e Apelit ankimimin e Enkelejd Alibeaj për prishjen e vendimit të shkallës së parë, lidhur me njohjen e ndryshimeve statutore të iniciuara nga ish-kryeministri Berisha në 11 Dhjetor.

Toro u përcaktua përmes një shorti të hedhur sot, 17 maj. Seanca u transmetua live.

Vendimi i shkallës së parë bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë.

Alibeaj kërkon sot nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.

Një ditë pas vendimit të gjykatës, PD gjithashtu e kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri.

EMISIONET