"Gjyqi" ndaj Dritan Lelit, socialistët përballë kryetarit të bashkisë, i kërkojnë llogari për punët e pambaruara në Vlorë

"Gjyqi" ndaj Dritan Lelit, socialistët përballë

Dy ditë më parë, 13 qershor kryetari i Partisë Tahiraj ka thirrur këshilltarët bashkiak dhe u ka dhënë për të firmosur dokumentin kundër bashkisë, urdhri ka qenë i prerë. Shumica e këshilltarëve kanë firmosur, ndërsa një pjesë prej tyre, ata që njihen si mbështetës të Dritan Lelit nuk kanë firmosur. 

"Nisur nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore, ëkrkohet sa më parë një ballafaqim publik me kryetarin e bashkisë. Gjithashtu vlerësojmë se duhet ngritur menjëherë një komision monitorimi i këshillit për shërbimet publike të bashkisë Vlorë. Situata alarmante me shërbimet bazë të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve, kërkon reagim të menjëhershëm," shkruhej në kërkesën për mbledhje.

Lidhur me mbledhjen e ditës së sotme, 15 qershor e kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiakë është vendosur që mbledhja të zhvillohet online në aplikacionin Zoom në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën Rilindja të Teatrit Petro Marko.

Seanca për Dritan Lelin, do të jetë një përballje midis Partisë Socialiste, anëtarëve të këshillit bashkiak dhe kryetarit të Vlorës. Gjyqi i hapur i Lelit pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të transmetohet online tek faqja e këshillit bashkiak.

"Gjyqi" ndaj Dritan Lelit, socialistët përballë

"Gjyqi" ndaj Dritan Lelit, socialistët përballë

"Gjyqi" ndaj Dritan Lelit, socialistët përballë

EMISIONET