Votimet e 30 qershorit nuk preken, Gjykata Kushtetuese nuk shqyrtoi kërkesën: Nuk është kompetencë

Gjykata kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë i cili rrëzoi mundësinë për të ripërsëritur zgjedhjet vendore të 2019. 

Gjykata e rrezoi kërkesën shoqatës së  bashkive e cila kërkonte që ta shpallte procesin si antikushtetues, ndërsa në vendim thotë se ky organ nuk ka kompetencë  për verifikimin e kushtetushmërisë së procesit zgjedhor.

“Gjykata vlerëson se kushtetutëbërësi, duke mos e parashikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompetencën për verifikimin e kushtetushmërisë së procesit zgjedhor, ka pasur si qëllim të mos përfshijë në juridiksionin kushtetues kontrollin e procedurave zgjedhore në tërësinë e tyre. Përderisa një kompetencë e tillë nuk është parashikuar shprehimisht në Kushtetutë, nuk mund të ushtrohet prej saj”

 Një arsyetim i tillë erdhi edhe nga komisioni i Venecias, e ky fakt përmendet edhe nga gjykata kushtetuese.

“Edhe Komisioni i Venecias është shprehur se ankimet zgjedhore kundër vendimeve të KQZ-së, ose mungesës së vendimmarrjes, shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor, i cili ka kompetencën për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre dhe vihet në lëvizje me kërkesë të subjekteve që legjitimohen, çka do të thotë se në këto raste legjislacioni ka parashikuar mjete ligjore në dispoziciontë funksionarit të organit kushtetues gjatë procesit zgjedhor”

Gjykata Kushteteuse thotë se nuk mund të investohet në një çështje që nuk është në juridiksionin e saj.

Për sa më lart, kërkimi për konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në datën 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, mbetet jashtë juridiksionit kushtetues, ndaj Gjykata nuk mund të investohet në lidhje me këtë çështje. 

Nga 7 anëtarë 6 prej tyre kanë argumentuar faktin se gjykata nuk ka kompetencë për verifikimin e kushtetushmërisë së procesit zgjedhor, e si rrjedhojë kanë vendosur rrëzimin e kërkesës. Por anëtarja Sonila Bejtja, ka pasur mendim paralel, duke kërkuar  një  gjykim në mënyrë shteruese nga Gjykata Kushtetuese.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET