Gjykata e Lartë rrëzon Klemend Balilin, do të qëndrojë i dënuar me 10 vite burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit i cilësuar si Eskobari i Ballkanit, ku tashmë me vendim të formës së prerë ai dënohet me 10 vite burg

Ky i fundit u dënua në 17 tetor 2019 përfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “pastrim të parave”.

EMISIONET