Gjoni: PD nuk e kanalizoi dot mllefin ndaj Ramës, ankimimet për të vonuar dorëheqjen e Bashës

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Ralf Gjoni u shpreh se mllefi i shqiptarëve nuk u arrit që të kanalizohej nga Basha.

Sipas tij, PD nuk mund të që të pretendojë vjedhje të zgjedhjeve për sa kohë komisionerët e saj kanë vënë firmën e tyre në procesverbale

Gjoni: Ajo që unë nuk kisha parashikuar ishte vota e mllefit të shqiptarëve ndaj Ramës, gjë e cila nuk u shpreh se Basha nuk arriti që ta mobilizonte. PD ka ankimuar 9 qarqe, që për mua është diçka e mirë në një demokraci për transparencë maksimale është e garantuar.

Por PD nuk mund të që të pretendojë vjedhje të zgjedhjeve për sa kohë komisionerët e saj kanë vënë firmën e tyre në procesverbale. Unë besoj se janë vjedhur vota ose janë tjetërsuar me anë të kryqeve në fletë. Nga ana tjetër dyshoj se kjo është një taktikë për të vonuar dorëheqjen e Bashës.

EMISIONET