Gjobë 114 milionë lekë pas 30 viteve
Besim Peca banor i zonës së Paskuqanit është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit për ndërtim pa leje.
Gjoba prej 114 milion e 700 mijë lejkë i është vendosur më 8 prill 2022, dhe një muaj më vonë më 13 maj i ka shkuar një tjetër shkresë duke e vënë në dijeni i se banesa e tij do të shëmbet.
Peca në një intervistë për Ora News shprehet se në atë shtëpi ka më shumë se 20 vite dhe se nuk është i drejtë vendimi për gjobën.
Besim Peca: " Kësaj i thonë me ta shumëzuar jetën me zero në këtë moshë. Më 1994 kam filluar ndërtimin e atij objekti. Objekti ka qenë në proces legalizimi deri para 6 muajsh. Para 6 muajsh vjen një shkresë që më thotë jeni i skualifikuar nga legalizimi. Unë kam 30 vjet pothuajse që punoj për atë tokë për atë vend "
Ndërkohë banorët e Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit prej afro 6 muajsh po protestojnë kundër shëmbjes së banesave të tyre pa marrë si fillim një zgjidhje nga Bashkia se kur do të shpronësohen ndaj kjo është dhe kërkesa e Besim Peces që ti jepet një zgjidhje.
Me shëmbjen e objekteve ku në të ka dhe biznese humb jo vetëm ai, por shumë familje mbeten pa punë për shkak të mbylljes së aktiviteteve.