Gjoba për tenderat, kryebashkiaku i Sarandës tregon nëse e ka paguar

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore”me gazetarin Ronaldo Sharka, ka treguar se nëse e ka paguar gjobën në lidhje me një tender të disa viteve më parë.

Ai është shprehur se informacioni që i kanë kërkuar e ka dhënë, ndërkohë shprehet se është dhënë një vendim për ta hequr gjobën. Megjithatë ai shton se do e paguante nëse nuk do ishte hequr.

"Ajo është një lajm i vjetër sepse realisht, informacioni që është kërkuar është dhënë dhe besoj që ajo gjoba, besoj se do të ketë një vendim për t’u hequr.  Gjithsesi do e paguaja jemi këtu për ta zbatuar ligjin dhe jo për ta shkelur atë."- shprehet ai. 

EMISIONET