“Gjithçka është në disfavor”, eksperti Beqiri: Qeveria duhet të jetë e kujdesshme, të marrë masa

Në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj eksperti i ekonoimisë Genti Beqiri tha se gjithçka është në disfavor të qytetarëve.

Sakaq ai thotë se qeveria duhet të merrte masa që të kishte lehtësim fiskal për ato vendas që prodhojnë produkte të shportës.

Sipas tij qeveria deri më tani as nuk i ka ndër mend  as nuk i ka diskutuar masat që duhet të merren.

Genti Beqiri: Jemi në një situatë që nga këndvështrimi i qeverisë, ajo është munduar të jetë e kujdesshme lidhur me atë çka do të vijë në muajt në vijim. Nga rritja e çmimit të energjisë si dhe si pasoj e inflacionit që prek shtresat në nevojë. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme duke qenë se e ardhmja është e paqartë. Këtë e bën të vështirë rritja e inflacioni, rritja e vlerës në bursë. Ka një serë projektesh të financuara nga buxheti i shtetit që kanë nevojë për rishikim. Qeveria duhet të shpenzojë më shumë për ti përballuar këto shpenzime. Kemi shumë produkte të shportës që janë të importit. Qeveria duhet të merrte masa që të kishte lehtësim fiskal për ato vendas që prodhojnë produkte të shportës. Gjithçka është në disfavor. Qeveria as i ka ndër mend as i ka parashikuar as po i diskuton këto masa. Rrisim x për qind pensionet dhe paga të caktuara vetëm aq. Nuk është ekuivalente me rritjen e inflacionit me zhvlerësimin e ndihmës sociale apo pensionin.

EMISIONET