Gjimnazi “Partizani” gati në qershor: Shkolla e re më ambiente dhe pajisje moderne
Rindërtimi i Gjimnazit Partizani do të përfundojë në qershor kur do të presë edhe maturantët për ceremoninë e diplomimit.
Kryebashkiaku i Tiranës, ndërsa inspektoi ecurinë e punës tha institucionet arsimore do të jenë prioritet edhe i mandatit të tretë.
Gjimnazi “Partizani” do të hapë dyert në qershor dhe do të presë maturantët në ceremoninë e diplomimit, njësoj sikurse ndodhi me shkollën “Sami Frashëri”.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndau këtë lajm ndërsa inspektoi ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të institucionit arsimore.
Një thirrje e kishte edhe për prindërit.
Veliaj tha se ndërtimi i shkollave do të jetë një prej prioriteteve edhe të mandatit të tretë në krye të bashkisë së Tiranës, sikurse përmirësimi i infrastrukturës në tërësi.