Gjiknuri: Vota e diasporës të bëhet e mundur, Alibeaj: Të kenë një zonë zgjedhore më vete
Nga tryeza për votën e Diasporës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u shpreh se për këtë çështje zgjidhjet janë të mundshme.
Ai tha se vullneti është shprehur aty dhe të gjitha palët janë dakord që vota e diasporës të bëhet e mundur deri në zgjedhjet parlamentare.
Gjikuri: Ne arritëm që të sanksionojmë një të drejtë që nuk mendonim se do të arrihej, për shkak të paragjykimeve që kishim. KQZ është i pajisur me bazën ligjore për të eksploruar mënyrat sesi të arrihet vota e emigrantëve. Vullneti është shprehur aty, jam i bindur që të gjitha palët janë dakord që vota e diasporës të bëhet e mundur, kemi kohë deri në zgjedhjet parlamentare. Zgjidhjet ekzistojnë, janë të parashikuara sepse tashmë kemi një regjistër që regjistron edhe qytetarët që janë jashtë vendit, nuk do të jenë në listat e zgjedhësve që votojnë në Shqipëri po në një listë të veçantë.
Jashtë këtij procesi edhe mund të dalin probleme dhe shpresoj që me nisjen e punës së komisionit për reformën zgjedhore KQZ të jetë një shtysë. Është momenti të nisim punën për reformën zgjedhore, përfitoj nga momenti për ti kërkuar edhe partive politike të vijnë të punojmë në atë komision.
Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj nga PD theksoi se është shprehur se Diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore më vete, me përfaqësi të tyre në parlament.
Alibeaj: Shumica e shqiptarëve nuk ndodhen në vend, janë larguar, Kushtetuta ua garanton shtetasve të drejtën e votës, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, bazohet në 3 pi ka kryesore, po diaspora duhet të votojë, madje duhet të votojë duke pasur të drejtën e përfaqësimit drejtpërdrejtë të identifikuar, diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në parlament, votimi me postë për këdo mëndje të arsyeshme duke parë se ca ka ndodhur është i papranueshëm, standardi i garancisë së mbrojtjes së votës, si është për shqiptarët brenda vendit, duhet të jetë edhe me garancitë e votës së diasporës dhe emigrantëve, ky do të ishte elementi që do të çlironte çdo lloj frike, që me votën e diasporës, që është jo vetëm larg syve, por edhe larg zemrës të mos kishte lojëra politike.