Gjeta: Berisha ka bërë mirë që e solli Bashën në PD, gabimi i tij që nuk krijoi mekanizma kontrolli për kryetarin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Altin Gjeta u shpreh se Berisha nuk ka bërë keq që ka sjellë Bashën në PD, madje ka bërë mirë.

Ai shtoi se çdo lideri tjetër në vend, është se ata nuk kanë vendosur mekanizma të shëndosha brenda partisë, që kur një lider vjen dhe do të shkallmojë partinë, duhet të ketë mekanizma të brendshëm kontrolli dhe ta shkarkojë.

Gjeta: Berisha nuk ka bërë keq që ka sjellë Bashën në PD, madje mendoj se ka bërë mirë. Gabimi i tij dhe çdo lideri tjetër në vend, është se ata nuk kanë vendosur mekanizma të shëndosha brenda partisë, që kur një lider vjen dhe do të shkallmojë partinë, duhet të ketë mekanizma të brendshëm kontrolli dhe ta shkarkojë.

Ky është faji i çdo lideri politik në vend dhe mendoj se një gjë e tillë është thelbësore. Berisha në fakt me dorëheqjen e tij e ka vendosur si standard.

EMISIONET