Gjermania përfshin Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19, ja rregullat e reja

Gjermania përfshin Shqipërinë në listën e vendeve me

Gjermania ka përfshirë vendin tonë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid-19 për shkak të infektimeve të larta kohët e fundit.

Kështu, duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de, bën me dije Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkohet një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar, në rast të kundër duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19. Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit ëëë.einreiseanmeldung.de. Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.  Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit:  https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392” – thuhet në njoftim.

EMISIONET