Gjermania nuk e mbështet “Ballkanin e Hapur”, gjuha e Ramës dhe Kurtit s’ishin diplomatike

Gjermania nuk e mbështet nismën “Ballkan i Hapur”, nga tre vendet e  Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar gazetari i DW, Bahri Cani, në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini.

“Gjermania nuk e mbështet nismën “Ballkan i Hapur”, të paktën në atë formën që e tha Kryeministri Rama, kjo u pa shumë qartë dhe në gjuhën diplomatike të Kancelares Angela Merkel. Nga politikanët e tjerë është thënë shumë qartë se Gjermania nuk e mbështet këtë nismë, por mbështet bashkëpunimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimin e një tregu të përbashkët. Kjo është një iniciativë që kanë nisur tre liderët, Rama, Vuçiç dhe Zaev. Ky projekt ka rezistencë tek vendet që duhet të përfshiheshin në të. “, raporton Ora News.

Më tej ai ka komentuar dhe akuzat që Kryeministri Edi Rama ndaj Kosovës, dhe përgjigjet e Albin Kurtit ndaj tij, duke thënë se një gjuhë e tillë nga dy liderët nuk ishte diplomatike.

“Kritikat që dëgjuam ndaj Kosovës dhe kritikat Kurti- Rama,  nuk ishin diplomatike për takime të tilla.”- u shpreh ai, raporton Ora News

EMISIONET