Gjermani: Ekzekutimi i shqiptarit me plumb në kokë ka dëshmitarë, në kërkim autori

Gjermani: Ekzekutimi i shqiptarit me plumb në kokë ka
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekzekutimi me plumb në kokë i shqiptarit 42 vjeçar në mes të rrugës në qytetin Krefeld të Gjermanisë ka dëshmitarë.

Burri ka qenë me biçikletë kur një person ende i panjohur e ka qëlluar nga pas në kokë në një distancë tepër të afërt mbrëmjen e 28 nëntorit 2022.

“Dëshmitarët kanë raportuar në polici se një person i panjohur qëlloi mbi çiklistin pak para orës 20:00 dhe viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas autori është larguar”

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia thotë se ka nisur një operacion të gjerë në të gjithë qytetin në kërkim të autorit dhe bashkëpunëtorëve që mund ta kenë ndihmuar në këtë ekzekutim.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.

Gjermani: Ekzekutimi i shqiptarit me plumb në kokë ka

EMISIONET