Gjendet një person i plagosur në një rrugë dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ja dyshimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 11:20
Një person është gjetur i plagosur me thikë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare.
Raportohet se dyshimet e para janë se ky person është vetëplagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me plagosje apo vetëplagosje me thikë./BW