Gjendet një person i pajetë në një fshat të Shkodrës

Gjendet një person i pajetë në një fshat të

Një person është gjetur i pajetë në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Ky shtetas i moshës 65-vjeçare, iquajtur Luigj Marku ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është gjetur në anë të rrugës.

65-vjeçari nga Jubani në Gurin e Zi ka rënë në ujë në rrugën e fshatit Vukatane.

Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.

 

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës.

Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET