Gjarpri pickon nxënësen në një shkollë në Tiranë, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 15:04
Një nxënëse 10-vjeçare ka përfunduar në spital këtë të mërkurë pasi është pickuar nga një gjarpër.
Policia, e cila raporton rastin për mediat, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private.
Mësohet se e mitura është dërguar menjëherë në spital edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.