Gështenja: Bordet e qeverisë anti ligjorë, çmimi i naftës më i larti, janë kthyer në grabitqarë

Për deputetin demokrat Lefter Gështenja bordet e transparencës që ka ngritur qeveri janë anti ligjore dhe se janë raste unikale në botë.

Gështenja tha në Ora News se çmimi i naftës në vendin tonë ka qenë më i lartë se vendet e rajonit edhe para se të fillonte lufta në Ukrainë.

Deputeti demokrat shton se qeveria është kthyer në grabitqare dhe se vetëm nga rritja e çmimeve ka fituar 350 milionë euro më shumë, por që nuk dihet se ku shkojnë këto para.

Gështenja: Ne në Kuvend kemi bërë luftën tonë përtej politikë, sepse kjo që ka bërë kjo mazhorancë me bordet është anti-ligjore. Është rast unikal që ndodh në botë në një ekonomi tregu. Nuk janë bordet ato që vendosin çmimet, por është ekonomia e lirë e tregut. Problemi me çmimin e karburantit ka qenë edhe më parë sesa lufta në Ukrainë. Çmimi ka qenë shumë më i ulët në vendet fqinje, sesa në Shqipëri. Në shumë qytete kufitare furnizohen nga vendet fqinje. Kjo vjen pasi në Shqipëri çmimet kanë qenë më të larta.

Edhe sot bordet janë një fasadë sepse aty pjesë janë nga kompanitë private dhe qeveritarë. Sot çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm në bursë, por çmimi në tregun tonë është ulur vetëm me një lek. Kjo gjë është turp kush merr nga tregu. Në Malin e zi është 180 lekë çmimi i naftës, ndërsa në vendin tonë 40 lekë më shumë, sepse qeveria është kthyer në grabitqare sot. Ku shkojnë këto para që po fitohen sot nga qeveria? Nuk kemi informacion se ku do të shkojnë këto para që janë deri në 350 milionë dollarë mbi planifikimet. Këto para merren nga paratë e shqiptarëve për shkak të rritjes së çmimit.

Sot çmimi i naftës u ul vetëm me 1 lek, ndërsa ai i benzinës me 8 lekë edhe pse në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë edhe poshtë nivelit kur nisi lufta në Ukrainë. 

EMISIONET